Kosova fiton Arbitrazhin në Tribunalin Ndërkombëtar, shpëtohen 18 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka fituar kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, përmes të cilit shtetit i janë shpëtuar mbi 18 milionë euro, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, AKP ka njoftuar se ishte paditur më 1 prill 2019 nga një kompani nga Kroacia në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore “MIM Goleshi” Miniera e Magnezit në Golesh të Lipjanit për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18 milionë e 121 mijë e 690 eurosh.
“Pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKP ka pranuar sot, 10 shator 2021, vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç ‘rast mbrojtja ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka sjellë fitore në këtë kontest. Veç mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, me këtë fitore janë ruajtur edhe fondet publike prej 18,121,690.17 milion Euro”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Po ashtu, AKP ka njoftuar se sipas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pala paditëse obligohet që në emër të shpenzimeve procedural të Tribunalit t’ia paguaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit shumën prej 342 mijë e 954 eurosh./Shqip.com