Kulturë

Kosova dhe Izraeli diskutojnë për bashkëpunim në trashëgimi kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Sipas njoftimit, ata diskutuan për marrëveshjet aktuale, atë për bashkëprodhim të filmave dhe në fushën e arkivave, zbatimin sa më të mirë të tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në trashëgimi kulturore dhe muzetë.

Takimi, sipas MKRS-së shërbeu për të folur edhe mbi projekte të reja si dhe shkëmbim idesh për të integruar dhe promovuar politikat në fushën e kulturës në një kontekst rajonal dhe evropian.

Muaj më parë, Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e arkivave.

/Shqip.com