Koreja e Veriut mohon dërgimin e armëve në Rusi

Sot gjatë ditës, Koreja e Veriut ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se po furnizon fshehurazi Rusinë me armë.
Siç raporton CNN, sipas akuzave, armët e Koresë së Veriut janë duke u përdorur në luftën e Ukrainës.
Sipas një deklarate të lëshuar nga zëvendësdrejtori i punëve të jashtme ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë e Veriut thuhet se SHBA po përpiqen ta njollosin imazhin e tyre.
“Ne nuk kemi patur kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe as nuk kemi asnjë plan për ta bërë këtë në të ardhmen”, thoshte deklarata.
Javën e kaluar, inteligjenca e deklasifikuar amerikane tha se Koreja e Veriut po furnizon fshehurazi Rusinë me një numër të konsiderueshëm predhash artilerie për përdorim në Ukrainë dhe po përpiqet të fshehë dërgesat duke e bërë atë të duket sikur municionet po dërgohen në vendet në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut.
Zyrtarët amerikanë besojnë se dërgesat e supozuara të Koresë së Veriut, së bashku me dronët dhe armatimet e tjera që Rusia ka marrë nga Irani, janë prova të mëtejshme se edhe arsenalet konvencionale të artilerisë së Moskës janë pakësuar gjatë tetë muajve të luftimit.
/Shqip.com