Korab Shaqiri bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari shqiptar Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Lulkaçela Jashari i janë gëzuar ardhjes në jetë të fëmijës së dytë.
Lajmin për ardhjen në jetë të djalit të çiftit e ka dhënë babai i Korabit, këngëtari Ilir Shaqiri i cili ka postuar foto dhe shkrim në Facebook.
“Mrekulli! Sot Alteu është bërë me një vëlla! Lulja dhe Korabi u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë Arb Shaqirin, nipin tim të mirë”, shkroi Ilir Shaqiri.
Tutje lajmin e njëjtë e ka konfirmuar edhe vet Korabi me një postim në Instagram.
“Mirë se erdhe në jetë Arb Shaqiri”, shkroi Korabi në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqej data e lindjes së djalit dhe fjala “Baby” e shkruar.
A post shared by Korab Shaqiri (@korabshaqiri)
Korabi dhe Lulkaçela ka 7 vite që janë të martuar./Shqip.com