Koordinatorja e VV-së: Si nuk gabuan Devollët t’i regjistrojnë kompanitë “Peja, Shqipëria”?

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj kompanisë “Devolli”.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shtruar një pyetje: Si dhjetëra kompani të Devollit të regjistruara me “gabimin” teknik “Pec, Srbija”, pse nuk gabuan të regjistrohen për shembull “Peja, Shqipëria”?
Ndryshe, Komisioni për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka identifikuar 48 biznese që, sipas tij, janë të regjistruara në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. Këtë informacion e ka dhënë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Komisioni për riverifikimin e dosjeve ka konfirmuar se kanë trajtuar 660 dosje deri më tani dhe ka rezultuar se këto 48 kompani bien ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Së fundmi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.
Postimi i plotë:
Dhjetëra kompani të Devollit të regjistruara me “gabimin” teknik “Pec, Srbija”.
Si nuk gabuan njëherë p.sh “Peja, Shqipëri”? Aty i do shumë dhe Kryeministri.
Çudi e madhe.
/Shqip.com