Teknologji

Konsola e PlayStation vjen edhe në telefonat Android

Backbone One është një kontrollues i licencuar për përdorim në telefonat inteligjentë që vitin e kaluar u lëshua nga PlayStation për telefonat iPhone.

Tani, i njëjti aksesor është i disponueshëm edhe për telefonat inteligjentë Android.

Versioni Android i Backbone One – PlayStation Edition ka të njëjtin dizajn dhe paraqitje bazë si versioni i iPhone.

Ngjyrat dhe dizajni do të jenë klasik, bardhë e zi, së bashku me butonat që përputhen me kontrolluesin DualSense për PlayStation 5.

Kontrolluesi ndizet përmes shfrytëzimit të baterisë së telefonit, por ka një kalim USB për të karikuar telefonin kur është i lidhur. Ekziston edhe një fole për lidhjen e kufjeve me tela.

Kontrolluesi funksionon për lojërat Android dhe iOS, si dhe për të luajtur lojëra PlayStation 4 dhe 5 përmes Remote Play.

Aplikacioni Backbone ndihmon për të bashkuar të gjithë këtë përmbajtje në një vend me ofrimin e përfitimeve shtesë, të tilla si Google Play Pass 1-mujore për Android ose Apple Arcade 1-mujore për iPhone, së bashku me 3 muaj Discord Nitro.

Backbone One – PlayStation Edition për Android ka çmimin e njëjtë prej 99,99 dollarë si versioni i iPhone.

/Shqip.com