Konkurrentja kosovare ‘kapet keq’ me Arjan Konomin, largohet nga studio
Publikuar:
(03.04.2022 14:54:21)

Alesja dhe Laureta kanë pasur debate të forta në Përputhen Prime.
Kjo pasi sipas Lauretës ajo është duke I përdorur djemtë.
“Ajo e përdori dhe Samuelin. Vetëm pakëz më vjen keq që Samueli do të përdoret”.
Në deklaratën e saj ndërhyri opinionisti Arjan Konomi. Ai i përmendi Lauretës “eksperiencën” e saj me gjykatat, duke bërë që konkurrentja të largohej nga studioja.
“Nëse do ishe në një gjykatë, se ti ke dhe eksperiencë me gjykatat, nëse do ishe në një gjykatë dhe do thoje një frazë të tillë, gjykatësi dëgjon dhe nuk të jep asnjë lloj të drejte”.
Ndryshe, pas saj ka shkuar Rrushja./SHQIP.com