Konkurrentja e Përputhen: Ish- i dashuri më tradhtonte dhe unë e dija
Publikuar:
(17.01.2022 20:31:58)

Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur një rrëfim interesant në emisionin “Përputhen”.
Florjana kishte takimin me Bledin, teksa një gjë e tillë ka shkaktuar debate të shumta në emision.
Konkurrentja ndërkohë është hapur për të kaluarën e saj, duke treguar se ka qenë në një lidhje prej shtatë vitesh.
Ajo çka habiti më shumë konkurrentët e tjerë ishte detaji që ajo zbuloi, teksa u shpreh se ish- i dashuri i saj e ka tradhtuar.
Ana tha se ajo e dinte që ai po e tradhtonte, por nuk mund t’i besonte ende veprimeve të tij./SHQIP.com