Konkurrenten e ‘’Për’puthen ’’ që ‘’çmendi’’ meshkujt e kemi parë në këtë talent show si këngëtare

Emisioni ‘Për’puthen”, përveç që po shihet si opsion për ta gjetur partnerin është shndërruar edhe në vend të mundësive.
Kjo për shkak që shpesh ka ndodhur që konkurrentët e “Për’puthen” t’i kemi parë diku tjetër me parë.
Kështu ka ndodhur edhe me Alvisen, vajza bionde e cila u pëlqye shumë nga meshkujt sapo u fut në program.

Në rrjet po qarkullon një video teksa vite me parë Alvisa ka konkurruar në X Factor dhe me zërin melodioz ka lënë jurinë pa fjalë.
Ky nuk është shembulli i parë që ka ndodhur pasi që më parë edhe konkurrentja, Tea Trifoni, Melisa Lleshi, Sara e disa emra të tjerë ishin të njohur për publikun para hyrjes në program.
E video dhe fotografi të tilla po qarkullojnë edhe për konkurrentin, Eduart Kuçi, i cili i ishte future muzikës para që të vinte në program./SHQIP.com