Rozë

Konkurrent me Ilirin dhe Donaldin? Luizi tregon pse refuzoi të merrte pjesë në Big Brother VIP 1

Banorët në Big Brother janë duke treguar çdo ditë histori të pa thëna më parë.

Së fundi Luizi ka treguar se ka është ftuar që të marrë pjesë edhe në Big Brother VIP 1, por nuk ka pranuar.

Ai u rrëfye duke thënë se i vdiq babai dhe se nuk ishte në gjendje të vinte.

Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”

Luizi: Po, më thanë, por më vdiq baba dhe e lashë

Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfat si bëhet BB.

Ndryshe, Big Brother 1 është fituar nga Ilir Shaqiri. Ai ishte në finale me Enxhelin, Donaldin dhe Beniadën.

/Shqip.com