Lajme

Konjufca uron homologen shqiptare, e fton që ta vizitojë Kosovën

Kryeparlamentari i Kosovës

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar për vizitë në Kosovë, Kryetaren e sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, njofton Shqip.com.

Përmes një letre, teksa i i ka uruar pozitën e re, Konjufca është shprehur se do të gjejnë gjithmonë një gatishmëri për bashkëpunim dhe se marrëdhëniet mes dy shteteve do të shtohen.

“Duke ndjekur prioritetet e institucioneve të reja në Shqipëri, të cilat nuk kanë shumë dallim nga ato në Kosovë e që lidhen me tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, luftimin pa kompromis të krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, modernizimin shoqëror dhe integrimin evropian, shoh mundësi e potencial të gjerë bashkëpunimi mes dy parlamenteve, dhe më gjerësisht dy shteteve tona në mënyrë që t’i përshpejtojmë këto procese e të dalim sa më të suksesshëm prej tyre”, thuhet ndër tjerash ën letrën e urimit të Konjufcës.

Lexo edhe:
Lindika Nikolla zgjedhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Ndryshe, Lindita Nikolla, më 10 shtator, është zgjedhur kryetare e këtij institucioni me 79 vota, të cilat kryesisht i mori nga Partia Socialiste.

Kurse, të premten, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar kabinetin e ri qeveritar “Rama 3”, në krye me Edi Ramën./Shqip.com