Lajme

Konjufca: Turp për mazhorancën nëse s’mund t’i mbajë 90% të seancave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është turp për mazhorancën nëse s’mund t’i mbajë 90% të seancave.

Konjufca ka thënë se deputetëve duhet t’u vijë turp që vetëm nënshkruhen dhe nuk marrin pjesë në seancë.

“Nëse e ke zgjedhë Qeverinë me 67 vota edhe nuk e ke kapacitetin së paku mbi 80 për qind të deputetëve t’i kesh të disiplinuar edhe të përgjegjshëm që të kalojë ligje, jam kritik edhe ndaj teje, si mazhorancë”, ka deklaruar Konjufca në emisionin “Tempus” prodhim i “Betimi për Drejtësi”.