Lajme

Konjufca takohet me Plenkoviq, flasin për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, liberalizimin e vizave, integrimin evropian, shkëmbimet ekonomike dhe zhvillimet politike në rajon.

Në këtë takim, Plenkoviq konfirmoi se Kroacia përkrahë liberalizimin e vizave për kosovarët si dhe mbështet integrimin euro-atlantik të Kosovës, shkruan Shqip.com.

“Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Konjufca po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë kryeministrit kroat për kujdesin dhe ndihmën e ofruar me rastin e aksidentit tragjik të autobusit me bashkatdhetarët tanë në Slavonski Brod.

Më tej, i pari i Kuvendit ritheksoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët dhe se të tilla duhet të jenë edhe qëllimet, prandaj shteti ynë është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./Shqip.com