Lajme

Konjufca: Sonte është festë për Kosovën

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sonte është festë e madhe për Kosovën për shkak të dy medaljeve të arta që sportistët kosovarë fituan në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Sportistët e xhudos arritën në Prishtinë, të hënën ku u priten nga krerët e shtetit.

“Të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartësuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai e falënderoi edhe trajnerin Driton Kuka, për ta përgëzuar për suksesin e arritur.

“Nga dy Olimpiada, vashat tona, me trajnerin Driton Kuka, i sollën Kosovës tri medalje të arta. Sukses i jashtëzakonshëm, ëndërr e shumë shteteve të botës”.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën që të triumfojnë në Tokyo, duke i siguruar Kosovës dy medalje të arta.

Kosova në histori të olimpiadave ka fituar tri medalje të arta dhe ka marrë pjesë vetëm në dy organizimet e fundit olimpike. /Shqip.com