Konjufca: S’ka Asociacion pa njohje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për deklarimet e kryeministrit Kurti ndaj të deleguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, për punën e tij në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Deklarimet e kryeministrit Kurtri, ditë më parë, për mënyrën e punës së Lajçakut, si ndërmjetës i dialogut Kosovë-Serbi, kryeparlamentari Konjufca nuk i vlerëson si akuza, por si konstatime.
Konjufca theksoi se ndërmjetësuesi Lajçak është vërejtur që në fillim për qëndrimet e tij si një marrje e një pozicioni të Serbisë, në mënyrë që, pastaj, përmes mekanizmave të ndryshëm dhe formulimeve, ai ta ofrojë si zgjidhje një propozim që të është si pikënisje e pozicionit të Serbisë, se si ta akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme.
“Pozicionimi i Serbisë është që Kosova të formojë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit në të cilën është arritur tash”, deklaroi Konjufca para mediave, derisa shtoi se qasja origjinale ka qenë krejtësisht ndryshe.
“Tash me Vetëvendosjen situata është më ndryshe, tash është më vështirë që kjo të bëhet, sepse ne kemi marrë një mandat goxha të fuqishëm politik me disa premtime të tjera”, theksoi Konjufca.
Si premtim të fuqishëm kryeparlamentari Konjufca përmendi faktin që Kosova nuk mund të shkojë tutje në procesin e dialogut, nëse nuk e ka në horizont njohjen nga ana e Serbisë.
Pikërisht duke e pasur këtë parasysh, ekspertët që kanë përpiluar “Marrëveshjen e Ohrit” e zgjeruan ombrellën, që sipas Konjufcës, në kuadër të saj të jetë njohja dhe Asociacioni, por që , Lajçaku, po kërkon vetëm Asociacionin, se njohja, sipas Lajçakut, i përket Serbisë, kur ajo të dojë.
“Nëse Lajçaku thotë se ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi që ai paska kontribuar që pozicioni zyrtar i BE-së të jetë pozicioni që përfaqëson Serbia. Kjo nuk më duket e drejtpeshuar fare. Është devijim prej idesë së origjinalit, që nënkupton nuk ka Asociacion pa njohje”, deklaroi tuje Konjufca.
Ai shtoi se është vetëm një çelës që dialogu të shkojë përpara, e ai është: Asociacioni bashkë me njohjen, ndryshe nuk ka avancim të dialogut.
/Shqip.com