Lajme

Konjufca priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, u bisedua për vazhdimin e mbështetjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.

“Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit theksoi se shteti gjerman është dëshmuar aleat dhe partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, ambasadori Rohde u shpreh se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht mes vete, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe angazhimit të përbashkët për perspektivën e Kosovës në familjen e shteteve evropiane.

Gjatë këtij takimi u ritheksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.​/Shqip.com

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde