Konjufca për Fitër Bajram: Roli i BIK-ut ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar
Publikuar:
(02.05.2022 10:58:03)

Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Konjufca para mediave tha se roli i Bashkësisë islame ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar.
“Shfrytëzoj rastin t’ia uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve. Po ashtu falënderova myftiun për kontributin që ka dhënë. Më kujtohet dhe vet kur kam qenë i vogël në vitet e 90-ta, roli i BIK-ut, i cili ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar. I falënderova poashtu që po vazhdojnë të kultivojnë solidaritetin dhe bamirësinë”, tha Konjufca./Shqip.com