Konjufca ngushëllon familjen e Hysni Gucatit për vdekjen e babait
Publikuar:
(27.05.2022 18:16:22)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Hysni Gucatit për vdekjen e babit, Avdullah Gucati.
Konjufca ka shkruar se Avdullah Gucati ishte një prind i dashur e fisnik.
“Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri. Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Konjufca.
Hysni Gucatit, Gjykata Speciale më herët ia ka mundësuar një vizitë për ta takuar familjen e tij në Kosovë nën mbikëqyrjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës./Shqip.com