Konjufca: Meja, është dëshmia më mirë e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Meje të Gjakovës me rastin e 27 prillit-Ditës Ndërkombëtare të Zhdukurëve në Kosovë.
Nga Meja Konjufca ka thënë se Serbia nuk do të lejojë në territorin e saj të bëhen hulumtime për të gjetur personat e zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai tha se në këtë masakër, tregohet gjenocidi i Serbisë mbi Kosovën, duke pasur për qëllim ta shfaros popullin shqiptar pa dallim moshe e religjioni.

“Është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë, ku janë 377 qytetarë të Kosovës të vrarë duke mos i përjashtuar as gratë dhe fëmijët. Kjo tregon që gjenocidi i Serbisë në Kosovë e ka pasur një qëllim ta shfaros popullin shqiptar pa dallim moshe e religjioni, sepse këtu kanë masakruar myslimanë e krishterë së bashku’’ ka thënë Konjufca.
Ne gjithmonë do t’i nderojmë dhe kujtojmë dëshmorët dhe martirët ka thënë më tutje Konjufca./Shqip.com