Konjufca kujton të vrarët në Grashticë e Makoc: Dhimbja dhe pikëllimi vetëm sa shtohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot në 23 vjetorin e masakrës së fshatit Hallaq të Lipjanit.
Konjufca ka çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si edhe është shprehur se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.
“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, tha kryetari Konjufca.
Në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve, kryeparlamentari gjithashtu bëri homazhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës. Ai vendosi kurora lulesh duke çmuar sakrificën e secilit që dha jetën për liri./Shqip.com