Konjufca: Kosova ishte projekt ndërkombëtar

Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”.
Në këtë konferencë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër. Sipas tij, Kosova ishte projekt ndërkombëtar.
Sipas tij, rregullimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave që ekzistojnë në Kushtetutën e Kosovës mund të marrin mësim edhe vendet e tjera. Ai tha se tani Kosova është në një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm Kushtetues.
“Kushtetutshmëri e Kosovës është relativisht e re për arsye se shteti është i ri, por idealet dhe ambiciet e Kosovës nuk janë të reja. Kur janë këto ambicie është edhe qëllimi që të kesh Kushtetutën. Në për shkak të rrethanave historike e krijuam shtetin në vitin 2008, e shtete e reja i kanë edhe përparësitë e tyre. Kur jemi të Kushtetuta e Kosovës natyrisht që kjo nuk ka se si mos të përmbaj vetë procesin e shtet ndërtimit”.
Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës&Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.
/Shqip.com