Lajme

Konjufca dhe kryesuesi i OSBE-së në takim, diskutohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është takuar me ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Si çështje me rëndësi strategjike e këtij takimi ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Siç njofton Kuvendi, gjatë këtij takimi është janë shkëmbyer mendime në mes Konjufcës dhe Raut për punë legjislative të Kosovës, lirinë e shprehjes , demokracisë, sistemin zgjedhor etj.

 “Kryetari Konjufca dhe ministri Rau biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së. Po ashtu u shkëmbyen mendime rreth punës së legjislativit, progresit që ka shënuar Kosova me ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë, sistemit zgjedhor dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin e Kuvendit me misionin OSBE-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Ministri e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau

Po ashtu, gjatë këtij takimi, Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Polonisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve. 

Vlen të theksohet se në këtë takim, Rau vlerësoi qëndrimi e Kosovës kundrejt agresionit të Rusisë në Ukrainë.​

Lexo edhe:
Osmani në takim me Raun: Llogarisim në mbështetjen e Polonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Ministri Zbigniew Rau dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, do të realizoj një vizitë dy ditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Rau sot është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe me ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën.

Rau gjatë këtyre dy ditëve do të takoj edhe disa krerë politik në Kosovës./Shqip.com