Konfiskohet një pushkë AK 47 dhe 13 fishekë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë një pushkë automatike AK 47 dhe një karikatorë me 13 fishekë në Suharekë.
Deri të kjo erdhi si pasojë e një informate së në fshatin Vraniq në Suharekë një person ka ekspozuar armën.
“Më këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm, pas ekzaminimit te telefonit të dyshuarit nga AFK-ë ka rezultuar një video ku i dyshuari shihet duke e ekspozuar armen AK-47.lidhur me ketë kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën ,një pushkë automatike AK 47 dhe një karikator me 13 copë fishek te cal 7.62 mm” thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i arrestuar është R.K, i datëlindjes 1984 m/sh/k.
Sipas njoftimit i dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Suharekë, është intervistuar lidhur me rastin.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar për krime te rënda dhe me urdhër të tij është iniciuar rast Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës, Përdorim i Armës./Shqip.com