Konfiskohen mbi 2 mijë kg duhan në komunën e Zubin Potokut
Publikuar:
(27.11.2023 21:05:29)

Mbi 2 mijë kilogram duhan janë konfiskuar sot rreth orës 15:00 në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.
Sasia e konfiskuar është dërguar në doganë, teksa nuk ka ndonjë person të arrestuar.
Këto informata i dha për media Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Gjithashtu, i njëjti ka dërguar edhe pamje të duhanit të konfiskuar.
/Shqip.com