Konfirmohet lidhja? – Kledi në klipin e këngëtares
Publikuar:
(08.01.2022 19:52:26)

Sheila dhe Kledi pas daljes nga Big Brother Vip janë komentuar në masë të madhe.
Një gjë e tillë ka ndodhur pasi po aludohet se dyshja kanë filluar lidhje dashurie, derisa ende nuk janë deklaruar asnjëri.
Ajo çka ka nxitur më shumë reagime është kënga e fundit e këngëtares, që titullohet “Me e mira”.
Në klip bukuroshja ka zgjedhur që të marrë Kledin, derisa në xhirime u shfaqën tejet të afërt me njëri-tjetrin.
Sheila po ashtu në një postim në rrjete sociale ka falënderuar Kledin që mori pjesë në klipin e saj.
Derisa ende nuk i dihet raporti i tyre, artistja veçse ka filluar që të shijojë suksesin e këngës./SHQIP.com