Sport Shqiptar

Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë

Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar, Gjilani – Drita do të luhet pa praninë e tifozëve, raporton Shqip.com.

Lajmi konfirmohet për Shqip.com nga zyrtarë të SC Gjilanit.

Ky derbi që i takon xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës dhe do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 13:00, e arsyeja e zhvillimit të ndeshjes pa tifozë është për shkak të sigurisë.

Edhe kjo ndeshje do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe kushtet për tifozë janë të mjerueshme dhe situata mund të eskalojë për shkak të mungesës së tribunave adekuate.

Edhe derbi i parë i zhvilluar i këtij kampionati është zhvilluar pa prezencën e tifozëve.

Kujtojmë se kjo është një ndër ndeshjet më të mëdha të futbollit kosovar, por mungesa e tifozëve për shkak të punimeve të stërzgjatura të stadiumit të qytetit në Gjilan, ka nisur që t’ia humb hijeshinë.

Drita momentalisht i prinë tabelës me 31 pikë, kurse Gjilani ndodhet e katërta me 22 sosh.

/Shqip.com