Komuna e Prishtinës thotë se testimi i unazës rezultoi i suksesshëm

Komuna e Prishtinës javën që shkoi testoi krijimin e një unaze një kahore.
Lidhur më këtë testim nga Komuna e Prishtinës thonë se kanë marrë rezultate të mirë e të cilat shumë shpejt pritet të fuksionalizohen.
Sipas Alban Zogaj- nënkryetar i Komunës së Prishtinës, qëllimi është që të krijohet hapësirë më e madhe për këmbësorët, çiklistët dhe personat e tjerë të cilët nuk përdorin vetura.
Po ashtu sipas Zogaj, dy korësi do të përdoren për automjete, një korësi për autobusët urban dhe një korsi për këmbësorët e mjetet alternative siç janë biçikletat.
“Do të kemi një ridizajnim të komplet qarkullimit dhe komunikimit në Prishtinë. Edhe shumë qytete të tjera të botës funksionojnë në forma të tilla, pra bëjnë qarkullim një kahore, sidomos të qarkoreve të brendshme në mënyrë që ti japin një lëvizje më të shpejtë qarkullimit ose komunikacionit të veturave dhe mjeteve tjera”, ka thënë Zogaj
Zogaj thotë se Komuna po mendon t`u japë përparësi personave që nuk përdorin vetura, duke liruar hapësirat publike, sepse sipas tij mbi 70 % qytetarëve në Prishtinë nuk përdorin vetura.
“Shumica e qytetarëve të Prishtinës e kanë mirëpritur këtë funksionim të ri të komunikacionit sepse lirohet hapësira publike dhe një prej kërkesave kyçe të qytetarëve të Prishtinës është që të lirohen hapësirat publike për ecje, për të dalë me fëmije për të krijuar parqe urbane, e kjo na jep mundësi për ti krijuar këto parqe urbane”, tha ai.
Testimi i qarkores një kohorë sipas nënkryetarit Alban Zogaj ka qenë i suksesshëm, sepse nga ky testim janë grumbulluar të dhëna të cilat do të ndikojnë në vendimin final për mënyrën e funksionimit të komunikacionit./Shqip.com