Komuna e Prishtinës teston alarmin publik të shtunën
Publikuar:
(02.06.2022 16:30:41)

Të shtunën në orën 12:05 do të bëhet testimi i radhës i alarmit publik në kryeqytet.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin për media.
Alarmi publik është testuar dhe në muajin mars të këtij viti si dhe në muajin prill të vitit të kaluar./Shqip.com
