Komuna e Prishtinës: Shërbimet për pajisje me dokumente për qytetarët tanë nuk ndalen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se shërbimet për pajise me dokumente për qytetarët e kësaj komuna nuk do të ndalen.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Komuna e Prishtinës.
“Shërbimet për pajisje me dokumente për qytetarët tanë nuk ndalen. E-kiosqet janë aktivizuar në 12 lokacione për të mundësuar ofrimin e shërbimeve për dokumentet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Po ashtu janë bërë të ditura edhe lokacionet e 12 E-kiosqeve.
E-kiosqet funksionale të Kryeqytetit i gjeni tek:
Bashkësia Lokale – Xhamia e Llapit
Bashkësia Lokale – Mramor
Agjencioni i Regjistrit Civil
Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve
Komuna e Re
Bashkësia Lokale – Dardania
Bashkësia Lokale – Ulpiana
Komuna e Vjetër
Bashkësia Lokale – Bardhosh
Bashkësia Lokale – Besi
Qendra për Punë Sociale – Bregu i Diellit
Bashkësia Lokale – Hajvali./Shqip.com