Lajme

Komuna e Prishtinës pret drunjtë që rrezikojnë jetën e qytetarëve

Krasitja e drunjeve nga Komuna e Prishtines

Komuna e Prishtinës njoftoi se ka nisur prerjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar, të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.

Sipas njoftimit të komunës, deri tani janë prerë dhe krasitur drunjtë në rrugën “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftim.

Prerja e drunjve

Me të njëjtat procedura planifikohet që të vazhdohet edhe në rrugët tjera të Prishtinës në të cilat paraqitet rreziku për qytetarët.

“Planifikohet që me të njëjtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët”.

Lexo edhe:
Një 30 vjeçar vdes pasi goditët nga rrëzimi i drunjëve në Prishtinë

Ky veprim i Komunës së Prishtinës është ndërmarrë pasi një 30-vjeçar vdiq si dhe një grua pësoi lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit të drurit në rrugën “Vaso Pasha”, në Pejton të Prishtinës./Shqip.com

Prerja e drunjve