Komuna e Prishtinës nis përgatitjet për festat e fundvitit
Publikuar:
(29.11.2022 15:13:29)

Komuna e Prishtinës ka nisur përgatitjet për festat e fundivitit.
Kjo pasi që sot gjatë ditës në sheshin kryesor të kryeqytetit ëshhtë vendosur një bredh i madh.
Po ashtu disa ditë më parë në një njoftim të Komunës është bërë e ditur se rruga “Xhorxh Bush” është mbyllur për qarkullim deri më datën tetë janar, duke u shndërruar në shesh festimesh.

Edhe sivjet është bërë thirrje që të ketë reduktim të zbukurimeve për shkak të kursimit të energjisë, Komuna ka premtuar se ngjyrat e festave nuk do të mundojnë në kryeqytet.
/Shqip.com