Lajme

Komuna e Prishtinës nesër nis fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor

Foto e ilustruar

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të filloj faza e tretë e dezinsektimit.

Dezinsektimi hapësinor i Prishtinës do të filloj në ditën e mërkurë.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“Ju njoftojmë se faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet do të fillojë nesër, e mërkure, me datë 20.07.2022, prej orës 20:00, ndërsa hudhja e larvicideve do të fillojë prej orës 09:00, sipas planit dinamik të operimit.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lexo edhe:
Komuna e Prishtinës nesër nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor

Faza e dytë e dezinsektimit është kryer me 30 qershor të këtij viti.

Ndërsa, faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë është kryer me 13 qershor.

Ky proces ishte paraparë të kryhet me 4 qershor, por për shkak të kushteve atmosferike ishte shtyrë./Shqip.com