Lajme

Komuna e Prishtinës ndan 350 mijë për të zgjidhur problemin me qentë endacak

Komuna e Prishtinës

Shumë qytetarë të Prishtinës tash e disa kohë janë duke u përballur me problemin me qentë endacak.

Shumë qytetarë kanë qenë ca ki sulmeve nga ana e tyre.

Mirëpo Komuna e Prishtinës duket se tashmë e ka gjetur zgjidhjen e këtij problem.

Vetë Rama me të marr detyrën e të parit të Komunës ka thënë se ky do të jetë njëri ndër probleme kryesore.

Ndërsa Komuna e Prishtinës ka hapur një tender lidhur me këtë çështje.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që të ndahen 350 mijë euro.

Sipas njoftimit të komunës, trajtimi i qenve endacak do të ndahet në 7 grupe ku do të përfshihen të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe zonat rurale.

“Trajtimi i qenve endacak sipas përshkrimit teknik të dhënë në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për pranim të tenderëve 23 maj 2022.

Këtu mund ta shikoni tenderin e Komunës./Shqip.com