Lajme

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të largojnë antenat satelitore

Antenat Satelitore

Komuna e Prishtinës, ka ftuar qytetarët që të largojnë antenat satelitore në ndërtesa, që sipas tyre janë të trashëguara nga sistemi i vjetër.

Përmes një njoftimit nga Komuna e Prishtinës, thuhet se këto antena rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.

“Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi”, thuhet në njoftim.

Nga komuna kanë thënë se në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit.

“Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Shqip.com