Komuna e Malishevës vendos në heqjen e mëditjeve për drejtorët dhe mësimdhënësit të cilët mungojnë
Publikuar:
(18.03.2022 22:54:41)

Komuna e Malishevës ka vendosur që të i hiqet mëditja drejtorëve në shkolla dhe mësimdhënësve për mungesa në orarin e punës.
Kështu ka bërë të ditur, Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi.
“Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, ka deklaruar drejtoresha Krasniqi.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”./Shqip.com