Lajme Botë

Kompanitë e duhanit do të paguajnë për pastrimin e bishtave të cigareve në Spanjë

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Kompanitë e duhanit do të ngarkohen për të pastruar bishtat e cigareve nga rrugët dhe plazhet e Spanjës, sipas rregulloreve të reja mjedisore.

Shifrat nga viti 2020 tregojnë se rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan çdo ditë.

Rregullat hynë në fuqi të premten, por mbetet e paqartë se si do të zbatohen dhe nëse kostot ka të ngjarë të kalojnë te konsumatorët.

Një raport nga Fondacioni Katalan Rezero vlerësoi se autoritetet lokale në Katalonjë paguanin midis 12 deri 21 euro për banor në vit për pastrimin e rrugëve nga bishtat e cigareve me tarifa më të larta në zonat bregdetare, shkruan BBC.

Rregullat e reja i bëjnë prodhuesit përgjegjës për mbledhjen bishtave të hedhura, si dhe transportin e tyre për trajtimin e mbetjeve.

/Shqip.com