Lajme Botë

Kompania amerikane ExxonMobil largohet nga Rusia

Kompania ExxonMobil ka njoftuar se ka “dalur në mënyrë të sigurt” nga biznesi i naftës në Rusi, duke akuzuar qeverinë në Moskë për shpronësimin e aksioneve të saj në një fushë të madhe nafte.

Siç raporton, CNN, gjiganti amerikan i naftës ka thënë se qeveria ruse kishte “përfunduar në mënyrë të njëanshme” interesin e saj në fushën e naftës dhe gazit Sakhalin-1 në lindjen e largët të Rusisë.

“Ne bëmë çdo përpjekje për t’u angazhuar me qeverinë ruse dhe palët e tjera të interesuara. Me dy dekrete, qeveria ruse ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme interesat tona në Sakhalin-1 dhe projekti i është transferuar një operatori rus”, shtoi një zëdhënës i ExxonMobil.

Në mars 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, ExxonMobil tha se po fillonte procesin e daljes nga sipërmarrja e përbashkët ruse Sakhalin-1. Në prill, ajo njoftoi se do të merrte një tarifë prej 3.4 miliardë dollarësh në rezultatet e tremujorit të dytë, në lidhje me operacionet e saj në Rusi.

Kompani të tjera të mëdha perëndimore gjithashtu kanë luftuar me daljen nga Rusia.

Në maj, Shell njoftoi shitjen e biznesit të saj rus të lubrifikantit dhe shitjes me pakicë të energjisë, por tha se ishte ende në proces të heqjes gradualisht të bizneseve të tjera ruse./SHQIP.com/

/Shqip.com