Komiteti i Shëndetësisë propozon që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina
Publikuar:
(03.02.2022 15:20:53)

Në mbledhjen e Komitetit të Shëndetësisë të mbajtur sot është propozuar lehtësimi i masave. Siç është bërë e ditur, orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00.
Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina. Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, gjithashtu do të lejohet hapja e fitneseve.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë. Ai tutje ka paralajmëruar ashpërsim të tyre nëse është nevoja. Masat do të votohen nesër, ndërkaq do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes. /Shqip.com