Komiteti i Senatit të SHBA: Populli i Shqipërisë po i tregon botës se çfarë do të thotë “BESA”’

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Bob Menendez, ka falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht refugjatët afganë.
Ai ka thënë se njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA
“E mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare që t’iu gjejë strehim të përkohshëm atyre që po ikin nga sulmi taliban në Afganistan.Njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA. E keni respektin tonë dhe ju faleminderit” ka shkruar Menendez në Twitter.
I welcome the Albanian government’s decision to give temporary safe haven to those fleeing the Taliban onslaught in Afghanistan. The people of Albania are once again showing the world what “BESA” means. You have our respect and thanks. https://t.co/HLQ1x4pRxV
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) August 15, 2021
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë pëlqimin e saj që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e përkohshëm të një numri refugjatesh nga Afganistani.
Osmani tregoi se Qeveria e Kosovës e ka formuar një grup punues për këtë çështje, pas kërkesës amerikane.
Të njëjtim vendim e ka marrë edhe Qeveria e Shqipërisë, të dielën – për këtë ka shkruar edhe Reuters.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës e pranoi se ka komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e SHBA-së për këtë krizë humanitare./SHQIP.com