Lajme

Komisioni Hetimor fton ish-kryeministrat dhe ministrat për dëshmitarë të keqpërdorimeve me energji

Komisioni getimor për energji

Ish-kryeministrat, Agim Çeku, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj do të intervistohen nga Komisioni Hetimor në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Ky Komision që synon t’i hetojë keqpërdorimet në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, do t’i intervistojë edhe disa ish-ministra.

Bëhet fjalë për ish-ministrat, Besim Beqaj, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Fadil Ismaili, Valdrin Lluka, Muharrem Nitaj e Justina Pula.

Faturat e energjisë elektrike.

Por me mosfutjen në këtë listë të kryeministrit Albin Kurti, reagoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Ai kërkoi që në këtë listë pos Kurtit të futet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Është e pandershme me përmend Hashim Thaçin e jo Albin Kurtin. Nëse dëshironi të bëni politikë, bëjmë politikë. Është e pandershme me anashkalu Qeverinë Kurti 1 dhe 2, e mos ta përmendësh Hekuran Muratin e Besnik Bislimin”, tha Beqa në Komision./Shqip.com