KOMF dhe KNK: Nëse nuk fillon mësimi më 1 shtator, iu mohohet e drejta për arsim 320 mijë nxënësve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë dhe Këshilli i Nxënëseve të Kosovës, kanë thënë së nëse me 1 shtator nuk fillon mësimi, rreth 320 mijë nxënësve do t’i mohohet e drejta themelore për arsim.
KOMF dhe KNK kanë thënë se në këtë mënyrë iu mohohet e drejta për arsim i cili është i garantuar me kushtetutë.
“Nëse sot më 1 shtator nuk fillon mësimi, rreth 320 mijë nxënësve do t’i mohohet e drejta themelore për arsim. Në mesin e tyre, e drejta për arsim do t’i mohohet rreth 25 mijë fëmijëve të cilët presin të ulen në bankat e shkollës për herë të parë.”, thuhet në reagim.
KOMF u ka bërë thirrje palëve në këtë proces të kenë konsideratë kryesore interesin më të mirë të fëmijës, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi ndërprerja e arsimit dëmton më së shumti fëmijët./Shqip.com