Komandati i FSK-së viziton Turqinë, takohet me Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, diskutojnë për sigurinë në Evropë dhe anëtarësimin në NATO

Komandanti Forcave të Armatosura të Kosovës, Gjeneral Bashkim Jashari po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Turqisë.
Gjatë vizitës në Turqi ai është takuar me Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar., me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në Evropë.
Kjo është bërë sipas një njoftimi për media.

“Gjatë qëndrimit në Turqi, Gjeneral Jashari nën shoqërimin e Gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Z. Hulusi Akar. Në takim me Ministrin Akar, KOMFSK diskutoi një sërë çështjesh duke filluar nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, ato në rajon dhe sfidat në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Temë e veçantë diskutimi ishte mbështetja e Turqisë për Kosovën për pjesëmarrje në programin e Partneritetit për Paqe dhe drejt anëtarësimit në NATO” thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se Gjeneral Jashari vizitoi edhe Shtabin e Forcës Tokësore dhe Komandën e Forcave Speciale ku nga afër KOMFSK u njoftua me zhvillimet dhe kapacitetet e këtyre njësive dhe me Komandantët e komandave të cilët u dakorduan që të rritet numri i pjesëtarëve pjesëmarrës të FSK-së në trajnime dhe shkollime profesionale që ofrohen nga Komandat në fjalë./Shqip.com