Lajme Botë

Komandanti i ri i Rusisë në Ukrainë: Situata është shumë e tensionuar

Komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin, ka pranuar se situata ushtarake në Ukrainë është e tensionuar, veçanërisht rreth qytetit jugor të pushtuar Kherson.

“Situata në zonën e ‘Operacionit Special Ushtarak’ mund të përshkruhet si e tensionuar,” tha ai për kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24 në një intervistë.

“Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse. Para së gjithash, kjo ka të bëjë me sektorët Kupiansk, Lyman dhe Mykolayiv-Kriviy Rih”, tha ai.

“Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë” të Khersonit, shtoi Surovikin, i cili ka qenë në krye të operacioneve në Ukrainë në 10 ditët e fundit./SHQIP.com/

/Shqip.com