Lajme

Komandanti i KFOR-it takon krerët fetarë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar krerët fetarë, peshkopin Dodë Gjergji, kryemyftiun Naim Tërnava dhe peshkopin Teodosije Shibaliq.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Twitter.

Takimi ishte një ngjarje e rëndësishme për të nënvizuar rolin e liderëve fetarë në mbështetjen e paqes, tolerancës dhe dialogut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, është bërë e ditur më tutje në njoftim.

/Shqip.com