“Komandante e Dubait”, Leonora i reagon ashpër Vedatit për ofendimin ndaj Xhulin
Publikuar:
(03.03.2023 10:20:54)

Në Big Brother mbrëmë është mbajtur nata e të nominuarve.
Në mes të shumë diskutimeve ku nuk kanë munguar edhe ofendimet.

Në diskutimin ‘e nxehtë’ mes dyshes, Vedati në një moment i është referuar Xhulit me epitetin “komandante e Dubait”, referuar stilit të saj të jetesës.
Pas kësaj ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila një gjest të tillë e ka konsideruar si të patolerueshëm.

“Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme, Juliana Nura”, ka shkruar Leonora në një fotografi të ndarë nga darka e të nominuarve, ku shihet Xhuli.
/Shqip.com