Lajme

Komandant Kumanova lirohet nga spitali

Muhamet Krasniqi- Komandant Kumanova

Muhamet Krasniqi, është liruar nga spitali i Shkupit pas një operacioni që kishte pasur në zemër si shkak i sulmit kardiak, përcjell Shqip.com.

Krasniqi i cili për publikun njihet me nofkën ‘Komandant Malisheva’, kishte pësuar sulm në zemër derisa ishte në burg.

Lajmi është bërë i ditur bashkëluftëtari i tij, Fatmir Reqica.

Muhamet Krasniqi dhe Fatmir Reqica

“Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë. Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën’’, ka shkruar Reqica në Facebook.

Muhamet Krasniqi ka qenë pjesë e grupit të Kumanovës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni të Veriut./Shqip.com