Kolona të gjata në Merdarë, deri në 5 orë pritje për të hyrë në Kosovë
Publikuar:
(24.12.2022 22:25:16)

Festat e fundvitit janë afruar e kjo ka bërë që shumë bashkatdhetarë të marrin rrugë për në Kosovë.
Ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve nëpër pikat kufitare.
Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares dhe në Dheun e Bardhë.
Në Merdarë pritjet janë deri në pesë orë, derisa në Dheun e Bardhë deri në katër orë. Në pikat tjera kufitare situata është më e qetë, me pritje deri në 5-10 minuta.

/Shqip.com