Kolona të gjata dhe pritje deri në 5 orë për të dalë nga Kosova
Publikuar:
(06.01.2023 22:47:24)

Kolona të gjata janë krijuar në pikat kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë, nga mërgimtarët që kanë filluar të kthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë pas festave të fundvitit.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë kolona është 2 mijë metra, e për të dalë përmes kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në katër orë.
Gjendje pothuajse e ngjashme është edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolonat 600 metra. Pritjet në këtë pikë kufitare janë 1 orë e 10 minuta.
Përveç pritjeve të gjata në pikat kufitare në dalje të Kosovës, pritjet janë të mëdha edhe në pikat e tjera kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.



/Shqip.com