Klitschko bën thirrje për ndihmë në Ukrainë
Publikuar:
(14.03.2022 09:12:24)

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko ka bërë thirrje për ndihmë – në Ukrainë.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka treguar se gjendja në shtetin e tij nuk është e mirë – pas bombardimeve ruse.
“Kjo është e gjitha, nuk ka jetë për popullin ukrainas: të kërkojnë ndonjë strehë pasi ushtria ruse bombardoi qytetet e tyre dhe shkatërroi shtëpitë e tyre dhe ata humbën gjithçka.
Frika nga alarmet që lajmërojnë sulme të reja. Ju lutemi vazhdoni të ndihmoni”, ka shkruar ai në Twitter.
Vladimir – së bashku me vëllain e tij Vitali – janë duke qëndruar në luftë që nga dita e parë dhe vazhdimisht kanë bërë thirrje motivuese për shtetasit e tyre. /Shqip.com