Kliton Nesturi / Pritje
Publikuar:
(03.03.2024 18:22:44)

PRITJE
Unë gjithnjë do të jem këtu,
e do të të pres
me sytë nga rruga ku ti u nise,
nga qielli,
nga toka,
nga deti.
Do të të pres pa pyetur për kohën,
stinët,
plakjen,…
si një lis mbi tokë,
si një shkëmb mbi det
edhe kur shiu të më hyjë në palcë,
apo uraganët të duan të më shkulin nga vendi.
Do të të pres, kurdo që të vish.
E nëse do të vonohesh gjatë, gjatë, gjatë,…
Do të jem guri i bardhë mbi shtratin tim.
(Botuar në librin “I lindur bohem”, 2023, Botimet M&B)
/Shqip.com